Aksios: Trampi u tha liderëve të G7 se Irani është “në prag të dorëzimit”
- Presidenti amerikan Donald Tramp u tha liderëve të G7 në një takim virtual të mërkurën se Irani është "në prag të dorëzimit", raportoi sot Aksios, duke cituar tre zyrtarë të G7.
Uashington, 13 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp u tha liderëve të G7 në një takim virtual të mërkurën se Irani është "në prag të dorëzimit", raportoi sot Aksios, duke cituar tre zyrtarë të G7.
Sipas raportit, Trampi u tha aleatëve se është "çliruar nga një kancer që kërcënonte të gjithë", ndërsa u mburr me rezultatet e operacionit "Zemërimi epik" në takimin e G7 të mërkurën në mëngjes.
"Trampi tha se askush nuk e di kush është lideri, kështu që nuk ka askush për të deklaruar dorëzimin", raportoi Aksios.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se beson që lideri suprem i sapoemëruar i Iranit, Moxhtaba Hamnei, është ende gjallë "në një farë forme", megjithëse nuk ishte shfaqur në publik që nga fillimi i luftës Iran-Irak.
Komentet e Trampit erdhën pasi Moxhtaba Hamnei sinjalizoi se Irani nuk do të tërhiqet në luftën e saj me SHBA-në dhe Izraelin.
Lideri suprem i sapoemëruar lëshoi një deklaratë dje mes zërave rreth shëndetit të tij pas sulmeve të fundit. "Ne nuk do të përmbahemi nga hakmarrja për gjakun e martirëve tanë", tha Hamnei në një mesazh drejtuar kombit iranian, sipas një teksti të publikuar nga media shtetërore iraniane.
Deklarata pasoi pas raportimeve se Hamnei ishte plagosur dhe spekulimeve mediatike se ai mund të jetë në koma pas sulmeve amerikane-izraelite ku u vra babai e tij gjatë një sulmi në një kompleks në Teheran më 28 shkurt.
Foto: DPA