Merc: Gjermania nuk është pjesë e luftës me Iranin
- Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi gjatë vizitës në Norvegji se vendi i tij nuk merr pjesë në luftën me Iranin, bënë të ditur mediat britanike.
Berlin, 13 mars 2026 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi gjatë vizitës në Norvegji se vendi i tij nuk merr pjesë në luftën me Iranin, bënë të ditur mediat britanike.
"Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte në Iran dhe ne nuk duam të marrim pjesë në të", tha Merci.
I pyetur për Ngushticën e Hormuzit e cila është me rëndësi strategjike, kancelari tha se nuk ka arsye për t’u shqyrtuar ofrimi i mbrojtjes ushtarake për rrugët detare.
Merci shtoi se Berlini mësoi për vendimin e SHBA-së për të hequr sanksionet e naftës kundër Rusisë, mëngjesin e sotëm pasi Uashingtoni lëshoi leje për të blerë naftën ruse të sanksionuar dhe produkte nafte të bllokuara në det.
Kryeministri norvegjez, Jonas Gar Store, nga ana tjetër, tha se sanksionet energjetike kundër Rusisë nuk duhet të zbuten.
Foto: arkivi i MIA-s