Në Liban gjatë natës ka pasur mbi 20 të vrarë në sulmet izraelite
- Sulmet izraelite ndaj objektivave në Liban shkaktuan më shumë se 20 të vdekur gjatë natës, njoftuan zyrtarët libanezë këtë mëngjes, transmetoi DPA.
Bejrut/Tel Avib, 13 mars 2026 (MIa) - Sulmet izraelite ndaj objektivave në Liban shkaktuan më shumë se 20 të vdekur gjatë natës, njoftuan zyrtarët libanezë këtë mëngjes, transmetoi DPA.
Nëntë persona, me stë cilëlve edhe pesë fëmijë, u vranë vetëm në zonën përreth qytetit bregdetar të Sidonit., njoftoi Ministrisa libaneze të Shëndetësisë.
Gjatë bombardimeve të mëtejshme në jug dhe lindje të vendit, humbën jetën edhe 14 persona, njoftoi po ashtu Ministria e Shëndetësisë.
Në Beirut një person u vra gjatë një sulmi ndaj një automjeti.
Ushtaria izraelite refuzoi të komentojë konkretisht për këto sulme vdekjeprurëse, duke u referuar në vend të kësaj në një deklaratë zyrtare lidhur me operacionet e tij të fundit kundër milicisë pro-iraniane Hezbollah në Liban.
Në njoftim thuhet se ushtria ka kryer "dhjetëra valë sulmesh" në Bejrut, luginën Beka në lindje të vendit dhe në jug të Libanit
Sipas deklaratës, objektivat ishin depo armësh dhe pasuri të rëndësishme të Hezbollahut, me qëllim dobësimin e mëtejshëm të milicisë.
Ushtria izraelite kohët e fundit i ka bërë thirrje civilëve në këtë zonë të evakuohen. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s