• петок, 05 декември 2025

Zelenski në Turqi: Do të diskutohet për mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Zelenski në Turqi: Do të diskutohet për mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ankara, 19 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot do të udhëtoj për vizitë pune në Turqi, me qëllim për të biseduar për mënyrat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe të hetohen mundësitë për një paqe të përhershme, njoftoi drejtori për komunikim të presidencës turke. 

"Po përgatitemi të rifillojmë negociatat dhe të zhvillojmë zgjidhje që do t'u propozojmë partnerëve tanë", shkroi Zelenski në platformën X.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov në Moskë deklaroi se Rusia nuk merr pjesë në bisedime. 

Gjatë më shumë se tre vjetë e gjysëm konflikt, Turqia vazhdimisht ka vepruar si ndërmjetësues mes Moskës dhe Kievit ose ka qenë nikoqir i bisedimeve që synojnë zgjidhjen e luftës. qa/

Foto: Arkivi i EPA-s

Остани поврзан