• четврток, 25 декември 2025

Zelenski mbërrin pa paralajmërim në Bruksel: Ukraina do të përballet me vështirësi financiare nëse nuk siguron fonde

Zelenski mbërrin pa paralajmërim në Bruksel: Ukraina do të përballet me vështirësi financiare nëse nuk siguron fonde

Bruksel, 18 dhjetor 2025 (MIA) – Ukraina ka gjithnjë e më shumë nevojë për fonde të reja, pasi përballet me një deficit buxhetor prej 45 deri në 50 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe do të përballet me vështirësi financiare, ka thënë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i cili mbërriti në Bruksel pa paralajmërim për Samitin e BE-së, temë kryesore e së cilës është pikërisht se si të sigurohen mjete për të mbuluar nevojat financiare të Kievit për vitet 2026 dhe 2027.

Zelenski deklaroi se nuk e dinte se si do të përfundonin negociatat midis liderëve evropianë për financimin e vendit, por theksoi se nëse nuk merr fonde të reja në pranverë, Ukraina do të duhet të zvogëlojë prodhimin e dronëve.

Presidenti ukrainas shtoi se Ukraina është plotësisht e përkushtuar ndaj procesit momental të paqes të udhëhequr nga SHBA, por se nuk është i sigurt se do të japë rezultate.

"Ukraina po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për t'i dhënë fund luftës, por nuk ka garanci se ky proces do të ketë sukses, veçanërisht duke pasur parasysh komentet gjithnjë e më të papajtueshme nga Kremlini", tha Zelenski.

Sipas tij, për këto arsye, gjëja më e rëndësishme tani është ta vendosim Ukrainën në një pozicion për të mbetur e fortë dhe për të vazhduar luftën.

Zelenski informoi gjithashtu se pati një "bisedë të mirë" me kryeministrin belg Bart de Vever i cili kundërshtoi planin për të ashtuquajturën kredi dëmshpërblimi e cila parashikon përdorimin e fondeve të ngrira ruse për të mbuluar nevojat financiare të Ukrainës, duke pasur frikë nga pasojat dhe rreziqet për Belgjikën nga një propozim i tillë.

Presidenti ukrainas shtoi se i tha De Veverit se i kuptonte shqetësimet e Belgjikës në lidhje me rreziqet e planit, por se duhet të kuptonte se "Ukraina është në luftë dhe përballet me rreziqe edhe më të mëdha".

Foto: Këshilli Evropian

Остани поврзан