Zelenski kërkon një takim tjetër me aleatët evropianë pas atij me përfaqësuesit amerikanë
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi sot se mbështet mbajtjen e një takimi të ri me aleatët evropianë pas takimit të delegacionit ukrainas dhe përfaqësuesve amerikan në Majami, Florida.
Kiev, 21 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi sot se mbështet mbajtjen e një takimi të ri me aleatët evropianë pas takimit të delegacionit ukrainas dhe përfaqësuesve amerikan në Majami, Florida.
Ekziston një ndjenjë e përgjithshme se pas punës së ekipit tonë diplomatik në SHBA, tani duhet të zhvillojmë konsultime me partnerët evropianë në një format më të gjerë, informoi Zelenski në platformën Iks, pas bisedës telefonike me kryeministrin norvegjez, Jonas Gar Store.
Zelenski i përshkroi bisedimet në Majami si konstruktive dhe se u vu re përparim i shpejtë.
Ai akuzoi Rusinë se nuk dëshiron t'i japë fund luftës dhe se brenda një jave forcat ruse kanë përdorur pothuajse 1.300 dronë luftarakë, rreth 1.200 bomba dhe nëntë raketa kryqëzuese dhe të tjera në Ukrainë.
Foto: EPA