Zelenski: I gëzohem kthimit në Poloni dhe në këtë fazë të re të marrdhënieve
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, sot deklaroi se i gëzohet kthimit në Poloni si pjesë e një vizite zyrtare, duke falënderuar presidentin e vendit Karol Navrocki për bisedën dhe duke shfyqur shpresën se vizita do të hapë një fazë të re, më thelbësore në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Varshavë, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, sot deklaroi se i gëzohet kthimit në Poloni si pjesë e një vizite zyrtare, duke falënderuar presidentin e vendit Karol Navrocki për bisedën dhe duke shfyqur shpresën se vizita do të hapë një fazë të re, më thelbësore në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Zelenski në një publikim në X deklaroi se marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Polonisë shkojnë përtej lidhjeve fqinjësore dhe përfaqësojnë bashkëpunim midis dy shtyllave evropiane, pa të cilat nuk do të ketë liri apo siguri të sigurt në atë pjesë të Evropës.
"Pavarësia e Ukrainës dhe Polonisë është themeli që u lejon të gjitha kombeve në pjesën tonë të Evropës të jetojnë të lira, pa sundimin e Moskës. Për këtë është e nevojshme të bashkëpunojmë, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të koordinojmë përpjekjet tona në mbrojtjen e Evropës dhe popujve tanë", tha presidenti ukrainas.
Zelenski shtoi se ai dhe presidenti Navrocki diskutuan situatën e sigurisë, duke përfshirë dhe çështjet e luftës dhe diplomacisë.
Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas shprehu mirënjohje ndaj Polonisë për mbështetjen e saj të fuqishme dhe konkrete për Ukrainën dhe qytetarët e saj që nga fillimi i pushtimit rus, si dhe gjatë gjithë viteve që nga rinovimi i pavarësisë së Ukrainës në vitin 1991.