• сабота, 06 декември 2025

Zelenski gjatë këtij muaji për vizitë në Greqi

Zelenski gjatë këtij muaji për vizitë në Greqi

Athinë, 5 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski pritet që gjatë muajit ta vizitojë Greqinë, konfirmoi zëdhënësja e MPJ-së greke, Lana Zohiu në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, ndërsa hollësirat do të kumtohen në mënyrë shtesë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zelenski për herë të fundit në Athinë ishte nga fundi i gushtit të vitit 2023, kur kryeministri grek, Kirjakos Micotakis ka organizuar darkë joformale për liderët e rajonit me rastin e 20-vjetorit nga Agjenda e Selanikut për BE integrimet të vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa është ftuar edhe presidenti i Ukrainës.

Në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, zëdhënësja e MPJ-së greke u përqëndrua edhe në tema tjera të lidhura me politikën e jashtme të Greqisë.

Për marrëdhëniet me SHBA-në tha se niveli i shkëlqyeshëm u konfirmua në takimin e djeshëm të Gerapetritisit me ambasadoren e re amerikane në Greqi, ndërsa zbuloi se u bisedua edhe për rrethin e gjashtë të dialogut mes dy vendeve që duhet të mbahet në Athinë, me prani të sektretarit shtetëror Marko Rubio. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан