• четврток, 25 декември 2025

Zelenski e falënderoi BE-në për pakon financiare prej 90 miliardë euro

Zelenski e falënderoi BE-në për pakon financiare prej 90 miliardë euro

Bruksel, 19 janar 025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot i falënderoi liderët evropian pas marrëveshjes së tyre për financim shtesë të vendit të tij.

"Kjo është një mbështetje e madhe e cila me të vërtetë e përforcon rezistencën tonë", shënoi ai në një postim në X.

Zelenski theksoi se "është e rëndësishme që mjetet ruse të mbesin të ngrira" dhe Ukraina të marrë garancione financiare për vitet e ardhshme.

Pas disa muajsh rezistencë, vendet anëtare të BE-së herët në mëngjes arritën kompromis për financimin e Ukrainës në dy vitet e ardhshme, por pa ndërmarrë hapa kontravers për shfrytëzim të drejtpërdrejtë të mjeteve të ngrira ruse, transmetoi DPA.

Sipas marrëveshjes, Ukraina do të marrë hua pa interes prej 90 miliardë euro. Nëse Rusia nuk paguan dëmshpërblim për dëmet e luftës, mjetet e ngrira ruse në BE do të shfrytëzohen për pagesën e huasë. sa/

Foto: DPA

Остани поврзан