Zelenski: Draftet për fundin e vërtetë të luftës me Rusinë janë përgatitur
- Ukraina dhe SHBA-ja përgatitën disa draft-dokumente për garancat e sigurisë, rikonstruim dhe kornizë për përfundimin e luftës, konfirmoi presidenti Volodiir Zelenski pas disa raundesh bisedime të mbajtura gkatë fundjavës në Majami.
Kiev, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Ukraina dhe SHBA-ja përgatitën disa draft-dokumente për garancat e sigurisë, rikonstruim dhe kornizë për përfundimin e luftës, konfirmoi presidenti Volodiir Zelenski pas disa raundesh bisedime të mbajtura gkatë fundjavës në Majami.
Zelenski u informua për epilogun nga takimet e tij me përfaqësues të presidentit amerikan, Donald Tramp nga ana e sekretarit të Këshillit për siguri kombëtare dhe mbrojtje, Rustem Umerov dhe shefit të Shtatmadhorisë, Andrij Hnatov.
"Puna ishte produktive dhe disa draft-dokumente tani janë bërë gati. Pikat për momentin janë strukturuar në mënyrë që të sigurohet fundi i vërtetë i luftës dhe të oarandalohet invazioni i tretë rus", kumtoi Zelenski në Telegram.
Marrëveshjet e tnaishme pasuan pas disa javë të diplomacisë kaotike, të shkaktuar nga rrjedhja e planit paqësor prej 28 pikash nga fundi i nëntorit, i përgatitur nga përfaqësues amerikanë me kontribut nga Kremlini. Në formën e vet origjinale, propozimi kërkonte nga Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, ta kufizojë madhësinë e armatës së vet dhe të heqë dorë nga territori që forcat ruse nuk arritën ta pushtojnë në fushë-betejë.
Rrjedhja e dokumentit kundërthënës shkaktoi aktivitet intensiv diplomatik. Ukraina dhe partnerët e saj evropianë reaguan shpejtë dhe përgatitën propozim alternativ që ishte dukshëm më pak i favorshëm për Moskën. Përpjekjet e tyre rezultuan me planin e ri të Kievit prej 20 pikash, i cili u shqyetua hollësisht me ekipin amerikan në Majami.
Përderisa Kievi dhe Uashingtoni pojnë se drafti në masë të madhe është i përfunduar, persona zyrtarë nga të dy palët pranojnë se disa dispozita mbeten kundërthënëse dhe se armëpushimi i përhershëm ende është larg.
Zelenski i përshkroi draftet në mediumet sociale dje si "mjaf solidë dhe dinjitozë", duke cekur se e tërë puna e mundshme e dokumenteve fillestare është përfunduar.
Ai konfirmoi se korniza përbëhet prej 20 pikave, por pranoi se "nuk kla përfunduar gjithçka", duke thënë se disa dispozita mbeten të papranuehsme për Kievin, njejtë siç të tjera do të jenë të papranuehsme për Moskën.
Duke folur dje në Floridë, presidenti amerikan, Donalld Tramp ofroi pak hollësi për bisedimet, duke thënë vetëm se negociatat vazhdojnë dhe "po shkojnë mirë". Ai refuzoi t'i cekë hapat e ardhshëm konkret apo kornizat kohore, duke e theksuar hendekun mes negociatave politike dhe zgjidhjeve të realizueshme.
prapa skenës, autoritetet ukrainase paralajmërojnë se pa garanca të zbatueshme dhe kthim të besueshëm, secila marrëveshje rrezikon kolaps të shpejtë - posaçërisht përderisa Rusia i vazhdon sulmet e veta dhe i hedhë poshtë propozimet për ndërprerje të zjarrit gjatë festave. ab/
Foto: ЕPА