• петок, 05 декември 2025

Zelenski dhe Merc biseduan në telefon për përpjekjet paqësore në Ukrainë

Zelenski dhe Merc biseduan në telefon për përpjekjet paqësore në Ukrainë

Kiev/Berlin, 25 nëntor 2025 (MIA) - kancelari gjerman, Fridrih merc dhe presidenti ukrainas, VOlodimir zelenski realizuan bisedë telefonike për përpjekjet paqësore për përfundim të luftës në Ukrainë.

Dy liderët, transmeton DPA, "biseduan për ngjarjet më të reja dhe i koordinuan hapat e ardhshëm", kumtoi sot kabineti i Zelenskit.

Presidenti ukrainas plotësosht e ndau "falënderimin e tij që Ukraina çdo herë mund të llogarisë në lidershipin dhe mbështetjen e Gjermanisë", ceket në kumtesë, transmetuar nga agjencia gjermane.

Dy liderët, gjithashtu, folën për takimin e fundit të "Koalicionit të të përgatiturve", një grup mbështetësish të Ukrainës, i cili sot mban takim të ri.

Berlini e konfirmoi bisedën telefonike, që ndodhi në kushte të negociatave intensive për propozimin paqësor prej 28 pikash të presidentit amerikan, Donald Tramp.

Plani më i ri paqësor, i prezantuar nga Uashingtoni nga fundi i javës së kaluar, fillimisht dukej se i përmban shumicën e kushteve të Kremlinit për përfundim të luftës, por prej atëherë po negociohet intensivisht nga diplomatët evropianë dhe ukrainas.

Presidenti rus, Vlladimir Putin e përshkroi versionin origjinal të planit prej 28 pikave si "bazë për zgjidhje përfundimtare paqësore", dhe u deklarua kundër çfarëdo lloj lehtësimi më të madh të marrëveshjes në dobi të Kievit, përkujton DPA.

Uashingtoni dhe Kievi arritën marrëveshje për pikat më të rëndësishme të planit që e propozoi SHBA-ja për ndërprerje të luftës në Ukrainë, deklaroi sot një funksionar i lartë ukrainas.

Sipas raportimeve të mediumeve, delegacioni amerikan, gjithashtu, për planin negocioi në Abu Dabi me përfaqësuesit rusë, transmeton DPA. ab/

Fotо:DPА

Остани поврзан