• понеделник, 14 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski bëri thirrje për presion më të madh ndaj Rusisë pas sulmeve gjatë natës

Zelenski bëri thirrje për presion më të madh ndaj Rusisë pas sulmeve gjatë natës

Kiev, 6 prill 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski bëri thirrje për presion më të madh ndaj Rusisë pas sulmeve me raketa dhe sulmet me dronë gjatë natës ndaj Kievit dhe caqeve të tjera përgjatë Ukrainës, informon DPA.

“Këto sulme janë përgjigje e (presidentit rus Vladimir) Putin për të gjitha përpjekjet ndërkombëtare diplomatike. Çdonjëri nga partnerët tanë – SHBA, e gjithë Evropa, e gjithë bota – e pa se Rusia ka për qëllim të vazhdojë me luftën dhe vrasjet”, njoftoi sot Zelenski në “X”.

The pressure on Russia is still insufficient, and the daily Russian strikes on Ukraine prove it. Last night, ballistic missiles were launched against Kyiv, while attack drones targeted the region. Strikes also hit the Mykolaiv, Sumy, Kharkiv, Khmelnytskyi, and Cherkasy regions.… pic.twitter.com/VNAGmZ4Yfr

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 6, 2025

">

"Presioni ndaj Rusisë ende është i pamjaftueshëm, ndërsa sulmet e përditshme ruse ndaj Ukrainës e dëshmojnë këtë", tha ai, duke treguar për më shumë se 1.460 bomba të drejtuara, afro 670 fluturake pa pilot dhe 30 projektilë të drejtuara ndaj Ukrainës gjatë javës së kaluar. 

“Çdo goditje i targeton njerëzit tanë, fëmijët tanë. Ata zhvillojnë luftë kundër fëmijëve të cilët luajnë në këndet e lojërave”, njoftoi ai. fc/

Foto: DPA

Остани поврзан