• понеделник, 28 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Më shumë se 100.000 afganë u lsrguan nga Pakistani në valën e re të dëbimeve

Më shumë se 100.000 afganë u lsrguan nga Pakistani në valën e re të dëbimeve

 Islamabad, 14 prill 2025 (MIA) - Dhjetëra mijëra afganë janë larguar nga Pakistani që nga fillimi i valës së fundit të dëbimeve në fillim të prillit, njoftoi DPA.

 Më shumë se 127.000 afganë janë kthyer në atdheun e tyre që nga fillimi i muajit, tha sot Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

 Shumica u larguan nga vendi me vullnetin e tyre, duke u përballur me kërcënimin e dëbimit, shtoi agjencia. Rreth 26.000 janë dëbuar.

 Nga skadimi i afatit për largim vullnetar në fund të marsit, autoritetet pakistaneze kanë filluar arrestimin e refugjatëve dhe transferimin e tyre në qendrat e dëbimit.

 Në planin afatgjatë, qeveria në Islamabad planifikon të dëbojë tre milionë afganë.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан