Kallas: Ballkani Perëndimor është në Evropë dhe vendin e ka në BE
- Nëse shikoni në hartë, Ballkani Perëndimor gjeografikisht është në Evropë dhe prandaj vendet nga ai rajon duhet të jenë në Bashkimin Evropian, që e bën procesin e zgjerimit shumë të rëndësishëm dhe duhet të vazhdojmë me të, dekaloi sot në Luksemburg përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas.

Luksemburg, 14 prill 2025 (MIA) - Nëse shikoni në hartë, Ballkani Perëndimor gjeografikisht është në Evropë dhe prandaj vendet nga ai rajon duhet të jenë në Bashkimin Evropian, që e bën procesin e zgjerimit shumë të rëndësishëm dhe duhet të vazhdojmë me të, dekaloi sot në Luksemburg përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas.
Në konferencën për shtyp pas përfundimit të Këshillit për punë të brendshme të BE-së në Luksemburg, ku mbrëmë u mbajt edhe darka joformale e shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Unionit dhe të shteteve nga Ballkani Perëndimor kushtuar sigurisë dhe mbrojtjes, ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, Kallas theksoi se është e qartë se stabiliteti dhe siguria e rajonit është me rëndësi thelbësore, ndërsa mënyra më e mirë për uljen e tensioneve është të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor të përfshihen në Bashkimin Evropian.
"Atëherë do të ketë më pak tensione, sepse Bashkimi Evropian është prjekt paqësor dhe punon në qetësimin e tensioneve mes atyre vendeve", tha Kallas, duke shtuar se porositë janë shumë të qarta, sepse anketat tregojnë se mbështetja për BE-në në shtetet e rajonit në përgjithësi është mjaft e lartë.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Kallas theksoi se ministra të disa vendeve anëtare të BE-së porositën se çdo pjesëmarrje e mundshme e përfaqësuesve të shteteve nga Ballkani Perëndimor në parakalimin me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore më 9 maj në Moskë, nuk do të pranohet me dashamirësi nga ana evropiane, duke pasur parasysh se tani Rusia po zhvillon luftë totale në Evropë.
"Shumë e qartë bëmë me dije se nuk duam asnjë vend kandidat të marrë pjesë në këto ngjarje më 9 maj në Moskë. Porosia ishte shumë e qartë", potnecoi Kallas.
Ajo shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe kosovës është me rëndësi të jashtëzakonshme, kështu që duhet të vazhdojë dialogu Beograd-Prishtinë, që po zhvillohet me ndërmjetësim të BE-së, e cila emëroi edhe përfaqësuesin e vet të posaçëm për këtë dialog. Përfaqësuesja e lartë e BE-së njëherit paralajmëroi se në kuadër të përjekjeve për jetësim të dialogut ajo do t'i vizitojë të dy vendet gjatë muajit të ardhshëm.
Lidhur me Bosnjë e Hercegovinën, Kallas vlerësoi se vendi është në krizë kushtetuese, por se çdo tentim për asgjësimin e saj është i papranueshëm. Ajo shtoi se kur kohë më parë e vizitoi Sarajevën, pa se të gjitha subjektet politike në vend dakordohen rreth anëtarësimit në BE, kështu që edhe duhet të sillen vendime që do ta lëvizin BeH-në në atë drejtim.
Kallas theksoi edhe se Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë mirë në procedin inkuadrues dhe po zbatojnë reforma të mira, duke shtuar se shpreson për "rrëfime të suksesshme" nga këto dy vende. ab/
Foto: ЕPА