• петок, 05 декември 2025

Zelenski: Andrij Jermak dha dorëheqje

Zelenski: Andrij Jermak dha dorëheqje

Kiev, 28 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, sot kumtoi se shefi i kabinetit të tij, Andrij Jermak, dha dorëheqje.

Zelenski deklaroi se nuk dëshiron askush të parashtrojë pyetje për Ukrainën dhe prandaj sot do të sillen disa vendime të brendshme.

"Kabineti i presidentit të Ukrainës do të emërojë person të ri për shef të kabinetit, Andrij Jermak e nënshkroi dorëheqqjen e tij", tha Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes, transmeton Interfaks Ukraina.

Presidenti e fakënderoi Jermakun për punën e tij të deritanishme dhe tha se nesër do të mbajë konsultime për atë se kush mund të jetë shefi i ri i kabinetit të tij, transmetoi Unian.

Autoritetet ukrainase të antikorrupsionit sot në mëngjes i bastisën shtëpinë Andrij Jermakut, shefit të kabinetit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenskli, kumtoi Byroja nacionale për luftë kundër korrupsionit në Ukrainë (NABU). Sipas deklaratës së NABU-së në Fejsbuk, këto "veprime hetuese (bastisje) janë miratuar dhe zbatuar si pjesë e hetimit".

Më 10 nëntor, NABU dhe SAP i kumtuan rezultatet nga hetimi për korrupsion në sektorin energjetik ukrianas, që u quajt "Midas".

Janë dokumentuar aktivitetet e organizatës kriminale të ranguar lartë, pjesëmarrës të së cilës ndërtuan skemë të madhe korrupsioni në mënyrë që të ndikojnë ndaj ndërmarrjeve strategjike nga sektori shtetëor, posaçërisht ndaj "Energoatom"-it.

Sipas hetimit, disa funksionarë ukrainas janë prëfshirë në larjen sistematike të parave dhe pasurimin ilegal, ndërsa shef i skemës ishte biznesmeni Timur Mindiç, ish-partner afarist i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

Ministrja e Energjetikës, Svetllana Grinçuk dhe ministri i Drejtësisë, herman Galushenko dhanë dorëheqje pasi që emrat e tyre u paraqitën në hetim. ab/

foto: Х

Остани поврзан