Zelanda e Re mbyll ambasadën në Iran
- Zelanda e Re sot njoftoi se po e mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Teheran dhe po evakuon personelin për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Iran.
Uelington, 16 janar 2026 (MIA) - Zelanda e Re sot njoftoi se po e mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Teheran dhe po evakuon personelin për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Iran.
Persdoneli diplomatik është larguar nga Irani gjatë natës, ndërsa ambasada në Teheran është transferuar në kryeqytetin turk, Ankara.
"Vazhdojmë të rekomandojmë të mos udhëtoher në Iran. Qytetarët e Zelandës së Re që ndodhen në vend duhet të largohen menjëherë", theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zelandës së Re.
Ministri i Punëve të Jashtme i Zelandës së Re, Uinston Piters, dje deklaroi se Uelington ishte "i tronditur" nga reagimi i dhunshëm i Teheranit ndaj protestuesve antiqeveritarë.
"I dënojmë represionet brutale të forcave iraniane të sigurisë, përfshirë vrasjen e protestuesve", theksoi Pitersi.
Në ditët e fundit, disa vende kanë tërhequr personelin diplomatik nga Teherani, kanë mbyllur ambasadat dhe u kanë rekomanduar qytetarët të mos udhëtojnë në Iran.
Foto: Arkivi i MIA-s