Peskov: Nuk ka konfirmim se javën e ardhshme do të mbahet raund i ri bisedimesh për Ukrainën
- Zëdhënësi i presidentit rus Vlladimir Putin, Dmitrij Peskov deklaroi se Kremlini nuk ka konfirmuar raportet e mediave se një raund i ri bisedimesh mbi Ukrainën në një format trepalësh Rusi-SHBA-Ukrainë mund të mbahet javën e ardhshme në Gjenevë.
Moskë, 20 shkurt 2026 (MIA) - Zëdhënësi i presidentit rus Vlladimir Putin, Dmitrij Peskov deklaroi se Kremlini nuk ka konfirmuar raportet e mediave se një raund i ri bisedimesh mbi Ukrainën në një format trepalësh Rusi-SHBA-Ukrainë mund të mbahet javën e ardhshme në Gjenevë.
"Jo, nuk mund ta konfirmoj ende këtë. Kur të arrihet saktësisht mirëkuptim, do t'ju informojmë, siç bëjmë zakonisht kohët e fundit", u tha Peskovi gazetarëve.
Ai shtoi se Moska nuk ka "pritje të tepërta" nga procesi i negociatave, duke e vlerësuar atë si kompleks dhe që kërkon shumë kohë.
Ai gjithashtu komentoi vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp për të zgjatur regjimin e sanksioneve kundër Rusisë për një vit tjetër, duke deklaruar se Moska nuk ka pritshmëri të larta në lidhje me dinamikën e negociatave.
Peskovi tha se zgjatja njëvjeçare e sanksioneve të SHBA-së kundër Rusisë është një "vendim automatik".
Sipas raporteve të mëparshme, përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së u takuan më 17 dhe 18 shkurt në Gjenevë, me delegacionin rus të udhëhequr nga ndihmësi i presidentit rus, Vlladimir Medinski i cili i përshkroi bisedimet si "të vështira, por të tipit biznesor" dhe paralajmëroi takim të ri së shpejti.
Foto: EPA