• петок, 20 февруари 2026

Rama: Bordi i paqes mund ta "tundë" KB-në në aksion

Rama: Bordi i paqes mund ta

Tiranë, 20 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i hodhi poshtë shqetësimet se Bordi për paqe ka për qëllim t'i zëvendësojë Kombet e Bashkuara, duke cekur se në vend të kësaj mund t'u ndihmojë të "lëvizë" trupi global në aksion. Deklaratën e dha mbrëmë në takimin e parë të nismës së presidentit amerikan Donald Tramp.

Rama e falënderoi Trampin për përfshirjen e Shqipërisë në projekt dhe e lavëdroi "rolin e tij vendimtar në ndalimin e konfliktit në Gazë".

Ai theksoi se mbështetja e Shqipërisë për nismën, duke e cekur "votimin tërësisht të harmonizuar" në parlament si dëhsmi për përkushtimin e vendit për të qenë një nga anëtaret-themeluese.

Lidhur me kritikat në Evropë, Rama tha: "Shumica në Evropë thonë se Bordi i paqes ka për qëllim t'i zëvendësojë Kombet e Bashkuara. Nuk më duket si tentim për ta zëvendëuar KB-në, por nëse ndihmon të lëviz[ë ai gjigant dhe të zgjihet, atëherë Zoti ta urojë Bordin e paqes".

Shqipëria "e konfirmoi pjesëmarrjen e vet në forcat stabilizuese me trupat tona", shtoi kryeministri, duke i bërë thirrje bordit të inkurajojë kontribute të drejtpërdrejta nacionale në përpjekje humanitare, përfhsirë edhe vendosjen e një objekti publik dedikues për fëmijët palestinezë.

Rama tha se nismat në SHqipëri janë të fokusuara në mbrojtjen e fëmijëve në Rripin e Gazës.

Sipas mediumeve, përveç Shqipërisë edhe Kosova e ka konfirmuar pjesëmarrjen në "forcat stabilizuese me trupat e veta në Gazë". ab/

Fotо: Ramа Fejsbuk

Остани поврзан