• петок, 20 февруари 2026

Hamasi mban zgjedhje për lider të ri të përkohshëm

Hamasi mban zgjedhje për lider të ri të përkohshëm

Gazë, 20 shkurt 2026 (MIA) - Hamasi ka filluar votimin për një lider të ri të përkohshëm, konfirmoi për Bi-Bi-Si-në një zyrtar i lartë palestinez. Votimi po zhvillohet në të gjithë Gazën, Bregun Perëndimor dhe midis anëtarëve të Hamasit jashtë vendit.

Vendimi për një lider të ri vjen pasi sulmet izraelite gjatë luftës pas tetorit 2023 vranë shumicën e liderve të lartë të lëvizjes, përfshirë Jahja Sinvar dhe Ismail Hania. 

Komandanti ushtarak Mohamed Deif u vra gjithashtu.

Komiteti i përkohshëm drejtohet nga Mohamed Dervish nga Katari. 

Sipas rregullave të Hamasit, lideri zgjidhet nga një kolegj zgjedhor prej 86 anëtarësh të Këshillit të Përgjithshëm Shura, i cili përfaqëson Gazën, Bregun Perëndimor, të burgosurit palestinezë dhe anëtarët jashtë vendit.

Gara është kryesisht midis Halil al-Haja, liderit të Hamasit në Gazë, dhe Haled Meshaa, një veteran i lëvizjes me seli në Doha të Katarit.

Analistët thonë se zgjedhja e një lideri të ri mund të përcaktojë drejtimin e Hamasit në vitin e ardhshëm, veçanërisht në kontekstin e negociatave të pasluftës pëe qeverisjen me Gazëb, rindërtimin e territorit dhe statusin e ardhshëm të grupeve të armatosura. ls/

Foto: Arkiv 

 

Остани поврзан