Zaharova: Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë është krejtësisht i papranueshëm për Rusinë
- Dërgimi i trupave nga vendet anëtare të NATO-s në Ukrainë do të çonte në përshkallëzim të pakontrolluar të konfliktit dhe është plotësisht i papranueshëm për Rusinë, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.

Moskë, 23 janar 2025 (MIA) - Dërgimi i trupave nga vendet anëtare të NATO-s në Ukrainë do të çonte në përshkallëzim të pakontrolluar të konfliktit dhe është plotësisht i papranueshëm për Rusinë, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.
Zaharova, transmetojnë mediat ruse, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, i cili dje deklaroi se të paktën 200.000 ushtarë evropianë si mision paqeruajtës duhet të vendosen në Ukrainë për të parandaluar një sulm të ri të mundshëm rus në vendin e tij pas armëpushimit.
Zelenski bëri thirrje edhe për rritje të presionit dhe më shumë sanksione ndaj Moskës, ndërsa gjithashtu kërkoi më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qytetet e Ukrainës dhe armë për armatën.
Ai deklaroi se nevojiten "më shumë sanksione ndaj Rusisë, më shumë mbrojtje ajrore për të mbrojtur qytetet dhe vendbanimet tona dhe armë për ushtarët tanë në vijën e frontit".
"Mbështetja për Ukrainën është diçka që shpëton jetë dhe diçka që nuk mund të presë", tha presidenti ukrainas.
Foto: Arkivi i MIA-s