• сабота, 06 декември 2025

Xh.D. Uens i ka hedhur poshtë spekulimet për rivalitet me Rubion

Xh.D. Uens i ka hedhur poshtë spekulimet për rivalitet me Rubion

Uashington, 14 nëntor 2025 (MIA) - Nënpresidenti amerikan Xh.D. Uens deklaroi se nuk e sheh sekretarin shtetëror amerikan Marko Rubio si kundërshtar, edhe krahas spekulimeve për rivalitet të mundshëm para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2028, njoftoi "Hil".

Në intervistë për "Foks Njuz", Uens tha se as ai, as Rubio nuk kanë "të drejtë" në funksion presidencial dhe se do të bisedojë për planet e ardhshme presidenciale me presidentin amerikan, Donald Tramp, madje pas zgjedhjeve afatmesme vitin e ardhshëm, respektivisht zgjedhjeve afatmesme të Kongresit.

"Do të bëjmë gjithçka që t'i fitojmë zgjedhjet afatmesme, e pastaj, pas kësaj, do të ulem me presidentin e SHBA-së dhe do të bisedoj me të për këtë", tha Uens, duke theksuar se në këtë moment është i përqëndruar në "kohen e tashme" dhe punën në administratë.

Kur është pyetur për raportin me Rubion dhe rivalitetin e mundshëm, nënpresidenti u përgjigj se "as që ndjehet ashtu".

"Nëse Marko kandidohet për president, atëherë do të shohim se si do ta kalojmë atë urë. Për këtë shkak, mendoj se është qesharake kur më thoni se Marko është rival i im. Jo, Markon e kam kolegë", tha Uens.

Ai, po ashtu e ka përshkruar Rubion si "mikun e tij më të mirë" në administratë dhe shtoi se ata punojnë së bashku për zbatimin e programeve qeveritare.

Muajin e kaluar, Tramp i ka përmenndur Uensin dhe Rubion si trashëgimtarë potencialë, duke thënë se nëse formojnë ekip, të dy do të jenë "të pandalshëm". bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан