VMRO-DPMNE, Vlen dhe ZNAM paraqitën një nismë për formimin e Komisionit Anketues për rastet "Puls", "Spitali Modular", "Durmo Turs" dhe "Besa Trans"
- Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Vlenit dhe ZNAM-it sot në Kuvend paraqitën një nismë për formimin e Komisionit Anketues për vërtetimin e rrethanave në veprimin e institucioneve për tragjeditë dhe fatkeqësitë në vend. Qëllimi i këtij Komisioni Anketues, siç deklaroi në konferencën për shtyp deputeti Bojan Stojanoski nga VPRO-DPMNE, është konfirmuar mospërgjegjësia e zyrtarëve, bartësve të funksioneve publike dhe personave tjerë të lidhur, si dhe t'i konfirmojë rrethanat për veprim në institucionet për zjarrin në diskotekën në Koçan, zjarrin në spitalin modular në Tetovë, aksidenti i "Durmo Turs" në Llaskarcë dhe aksidentin e "Besa Transit" në Bullgari.
Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Vlenit dhe ZNAM-it sot në Kuvend paraqitën një nismë për formimin e Komisionit Anketues për vërtetimin e rrethanave në veprimin e institucioneve për tragjeditë dhe fatkeqësitë në vend. Qëllimi i këtij Komisioni Anketues, siç deklaroi në konferencën për shtyp deputeti Bojan Stojanoski nga VPRO-DPMNE, është konfirmuar mospërgjegjësia e zyrtarëve, bartësve të funksioneve publike dhe personave tjerë të lidhur, si dhe t'i konfirmojë rrethanat për veprim në institucionet për zjarrin në diskotekën në Koçan, zjarrin në spitalin modular në Tetovë, aksidenti i "Durmo Turs" në Llaskarcë dhe aksidentin e "Besa Transit" në Bullgari.
Stojanoski tha se në nismë janë nënshkruar 77 deputetë dhe se kjo është dëshmi se ata nuk duan t'i politizojnë këto ngjarje tragjike por duan të ndihmojnë që palët e prekura të marrin drejtësi.
"Të gjitha pyetjet duhet të kenë përgjigje, ndërsa të gjitha rastet duhet të marrin epilog të domosdoshëm", tha Stojanoski.
"Komisioni Anketues do të formohet në bazë të nenit 124, paragrafi 5 i Rregullores së kuvendit. Do ta përbëjnë 15 anëtarë dhe zëvendësit e tyre, nga të cilët: shtatë anëtarë të VMRO-DPMNE-së, nga dy të LSDM-së, Frontit Evropian dhe Vlenit dhe nga një nga ZNAM dhe E Majta, ndërsa me të do të kryesojë deputeti nga radhët e partive opozitare.
Stojanoski shpjegoi se formati, ose përbërja, është ndryshimi kryesor, që e bën këtë komision procedural dhe legjitim, ndryshe nga disa përpjekje të tjera në të kaluarën.
"Komisioni do të përgatisë rezultate që do të jenë bazë për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së të gjithë atyre që kontribuan në ngjarjet ose nuk kontribuan në parandalimin e këtyre ngjarjeve tragjike", tha Stojanoski.
Çdo grup parlamentar ka të drejtë të propozojë një listë dëshmitarësh dhe ekspertësh, dhe çdo ekspert i ftuar është i detyruar të paraqitet para deputetëve. Stojanoski tha se do të përgatiten përfundime për secilin rast individualisht, të cilat më pas do t'i dorëzohen Qeverisë dhe Prokurorisë Publike. Lidhur me kohën e aktiviteteve të Komisionit, deputeti i VMRO-DPMNE-së tha se kjo është rregulluar me Rregulloren e punës së Parlamentit, dhe se cili rast do të prioritizohet duhet të merret vesh me koordinimin e atyre që do të jenë pjesë e Komisionit Anketues.
"Nga fillimi deri në fund të komisionit anketues duhet të kalojnë maksimum 45 ditë, ndërsa brenda 30 ditësh duhet të përgatitet një raport dhe t'u dërgohet deputetëve dhe institucioneve", tha Stojanoski.
Ai gjithashtu u bëri thirrje deputetëve nga partitë e tjera politike që t'i bashkohen kësaj nisme dhe të kontribuojnë aktivisht në punën e saj.
Stojanoski ishte i vendosur se mes nismës së tyre dhe atyre të LSDM-së dhe Të Majtës, të cilën sot pas koordinimit të grupeve parlamentare kryetari i Kuvendit e ktheu në përpunim, ka tre dallime kyçe. E apra sëhtë respektimi i Rregullores në lidhje me përbërjen e Komisionit, e dyta se ata propozojnë edhe vendosjen e përgjegjësisë së atyre për të cilët do të konkludohet në komision se kanë kryer ndonjë vepër dhe besojnë se ky rast nuk duhet të politizohet.
Pritjet e tyre janë që fajtorët e vërtetë të dalin në sipërfaqe dhe sistemi të rikompozohet në mënyrë që ngjarje të tilla të mos ndodhin përsëri. Stojanoski thotë se qëllimi i tyre është të krijojnë një sistem që nuk do të lejojë që diçka e tillë të mos ndodhë.
Në seancën e ardhshme plenare, Nisma pritet të jetë në rend të ditës, dhe më pas të formohet. Njoftimet nga Kuvendi janë se seanca e re parlamentare do të mbahet javën e ardhshme, pra në fillim të dhjetorit. sa/
FOTO: MIA