VMRO-DPMNE: Danella është e zhurmshme dhe e nervozuar, sepse drejtësia po afron
- Sa më afër drejtësisë, aq më e zhurmshme dhe nervoze po bëhet Danella Arsovska, kumtoi sot VMRO-DPMNE në reagimin e saj në Fejsbuk.
Shkup, 11 nëntor 2025 (MIA) - Sa më afër drejtësisë, aq më e zhurmshme dhe nervoze po bëhet Danella Arsovska, kumtoi sot VMRO-DPMNE në reagimin e saj në Fejsbuk.
"I urojmë që ta tejkalojë veten, frikën dhe dhimbjen. Lufta kundër demonëve nuk është e lehtë dhe i urojmë fat. Ashtu si përballja me drejtësinë për kaosin që la pas i cili është një proces i pashmangshëm", porositi VMRO-DPMNE.
Pamë, shtohet në komunikatë se një Shkup më i mirë dhe ndryshe mund të funksionojë.
Të gjitha institucionet kompetente duhet t'i përkushtohen cunamit të lënë nga Danella Arsovska, thonë në VMRO-DPMNE.
Ish kryetarja e komunës së Shkupit, Danella Arsovska, në një status në Fejsbuk i bëri thirrje kryetarit të ri të Shkupit, Orce Gjorgjievski për debat televiziv lidhur me gjetjet që ai paraqet për krimin dhe parregullsitë në ndërmarrjet publike me të cilët kanë drejtuar kuadro të emëruar nga Arsovska.

Foto: MIA