• вторник, 01 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Vlen: Filipçe nuk ka kredibiliteti për të thirrur takimin e liderëve

Vlen: Filipçe nuk ka kredibiliteti për të thirrur takimin e liderëve

Shkup, 28 mars 2025 (MIA) - Koalicioni Vlen beson se kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i mungon kredibiliteti për të thirrur takimin e liderëve.

Filipçe mbrëmë, në Mbrëmjen e donatorëve për të ndihmuar familjet e viktimave dhe të lënduarve në zjarrin në Koçan, paralajmëroi se javën e ardhshme në Kuvend do t'u bëjë thirrje liderëve të partive më të mëdha politike në takim për të prezantuar planin e tij - që e konsideron si obligim për ta bërë për shtetin, sepse, tha, "është e qartë se mënyrat konvencionale të udhëheqjes së politikës, të luftës politike, nuk japin rezultate mjaftë të shpejta".

"Pas paralajmërimeve të LSDM-së se do të kërkojnë Komision anketues për Koçanin, i cili padyshim është në koordinim me fraksionin e tyre BDI, të cilët me naivitet besojnë se mund të paraqiten si viktima të rrejshëm të përndjekjes politike, zotëri Venko Filipçe konfirmoi se ka për qëllim ta politizojë tragjedinë kolektive dhe kështu nuk ka kredibilitet për të thirrur takimin e liderëve. I mjaftueshëm është koordinimi me BDI-në", thuhet në qëndrimin e koalicionit të Vlenit i dërguar deri tek mediat.

Më herët sot nga Qeveria potencuan se nuk kanë marrë kërkesë zyrtare për takim të liderëve, as iniciativë nga LSDM-ja, por se Qeveria dhe kryeministri janë të hapur për çdo propozim dhe iniciativë që ka për qëlim të ndihmojë.

"Nuk ka arritur kërkesë zyrtare deri tek Qeveria, as nuk ka iniciativë nga LSDM-ja. Janë vërejtur vetëm paralajmërime në media. Situata të tilla serioze kërkojnë qasje serioze. Qeveria dhe kryeministri janë të hapur për çdo propozim dhe iniciativë, e cila ka për qëllim të ndihmojë", thonë nga Qeveria për MIA-n. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан