• недела, 11 јануари 2026

Vitin e kaluar kishte më shumë ekspozita artistike, artistë pjesëmarrës dhe vizitorë

Vitin e kaluar kishte më shumë ekspozita artistike, artistë pjesëmarrës dhe vizitorë

Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Gjatë vitit 2024, numri i ekspozitave të organizuara artistike është 560 dhe në krahasim me vitin 2023 është rritur për 1 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.  

Në periudhën e njejtë, për 29.4 për qind, është rritur numri i artistëve – pjesëmarrësve në ekspozita, gjithashtu edhe numri i vizitorëve të ekspozitave artistike është rritur për 27.6 për qind.

Gjatë vitit 2024 janë organizuar 18 koloni artistike, ndërsa numri i pjesëmarrësve, në krahasim me vitin 2023, është rritur për 25.6 për qind. ls/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан