• среда, 22 јануари 2025

Virkunen para eurodeputetëve: Komisioni Evropian përgatit "mburojë të demokracisë"

Virkunen para eurodeputetëve: Komisioni Evropian përgatit

Bruksel, 21 janar 2025 (MIA) - Komisioni Evropian punon në plan të veçantë, të quajtur "mburojë e demokraisë", i cili ka për qëllim të luftojë kundër "deziformatave të huaja dhe kërcënimeve vendore" në BE, paralajmëroi sot nënkryetarja ekzekutive e KE-së për sovranitetin teknologjik, siguri dhe demokraci, Hena Virkunen.

"Së shpejti do të fillojmë konsultim publik për këtë, tha Virkunen gjatë debatit në Parlamentin Evropian për nevojën e zbatimit të Ligjit për shërbime digjitale për shkak të mbrojtjes së demokracisë nga përmbajtjet ilegale, dezinformatat dhe rreziqet tjera shoqërore përmes rrketeve sociale.

Gjatë debatit eurodeputetët kërkuan "aksion më të shpejtë dhe më të fuqishëm" të Komisionit Evropian për implementimin e rregullave digjitale të BE-së, si dhe ndërmarrje të masave edhe kundër drejtorëve dhe pronarëve të platformave onlajn, për të cilat do të vërtetloeht se i shkelin dispozitat e Ligjit për shërbime digjitale (LSHD), duke përfshirë edhe kundër pronarit të Iks, Ilon Mask.

Në përgjigje të kërkesave të këtilla të eurodeputetëve, Virkunen theksoi se KE-ja është plotësisht e përkushtuar në zbatimin e rregullave të vërteuara me LSHD nga ana e platformave onlajn, duke përkujtuar se janë duke vijuar hetime për mosrespektim të dispozitave ligjore.

"Do të avancojmë me rastet. Me dëshmit të fuqishme do të vijmë deri në zgjidhje të mundshme ligjore", tha Virkunen.

Lidhur me kërkesat e eurodeputetëve për përfundim më të shpejtë të hetimeve pëfr "përzierje të huaj mes rrjeteve sociale në zgjedhjet rumune dhe bgjermane", Virkunen theksoi se dukuria e këtillë "kërkon përgjigje të fuqishme". mb/

Foto: EPA

Остани поврзан