Hiper: Rusia është krimineli që e filloi luftën në Ukrainë
- Është tërësisht e qartë se cili është agresori dhe kush e filloi luftën në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Anita Hiper, e pyetur për të komentuar deklaratën e presidentit amerikan, Donalld Tramp se shefi i shtetit ukrainas, Volodimir Zelenski "nuk është dashur ta fillojë luftën".

Bruksel, 21 shkurt 2025 (MIA) - Është tërësisht e qartë se cili është agresori dhe kush e filloi luftën në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Anita Hiper, e pyetur për të komentuar deklaratën e presidentit amerikan, Donalld Tramp se shefi i shtetit ukrainas, Volodimir Zelenski "nuk është dashur ta fillojë luftën".
"Rusia është agresori. Rusia e filloi luftën. Ajo është shembull për agresion, që e pamë çdokund, në një pjesë të Gjeorgjisë, në një pjesë të Sirisë dhe në një pjesë të Ukrainës. Kështu që Rusia është krimineli", tha Hiper në konferencën e sotme të rregullt për shtyp në Komisionin evropian.
Në pyetjen nëse në 11-vjetorin e fillimit të invazionit rus të Krimesë, BE-ja ende e konsideron Gadishullin si pjesë integraletë territorit ukrainas, Hiper u përgjigj se për Unionin, "Krimeja është Ukrainë".
"Ne e mbështesim Ukrainën në ripërtëritjen e integritetit, sovranitetit dhe pavarësisë së saj territoriale. Ne jemi plotësisht me Ukrainën", porositi shkurtimisht Hiper.
Zëvendësi i zëdhënësit kryesor të Komisionit evropian, Stefan de Kersmaker, ndërkaq theksoi se qëndrimi i Bashkimit Evropian është plotësisht i qartë se me rëndësi është të respektohen sovraniteti territorial dhe pavarësia e Ukrainës dhe prandaj duhet të ruhet parimi se "nuk është e mundur zgjidhja për Ukrainën pa Ukrainën, as pa BE-në".
"Siguria e Ukrainës është edhe siguri e Bashkimit Evropian", porositi De Kersmaker në përgjigjen e pyetjes nëse BE-ja planifikon t'i dërgojë ndonjë porosi administratës amerikane përmes presidentit francez, Emanuel Makron dhe kryeministrit briatnik, Kir Starmer, të cilët javën e ardhshme do ta vizitojnë Uashingtonin.
De Kersmaket konfirmoi se të hënën kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe anëtarë të Kolexhit të komisarëve do të qëndrojnë në Kiev për "ta shprehur mbështetjen e paluhatshme të Evropës për luftimet e Ukrainës për liri dhe pavarësi, tre vite pas fillimit të agresionit të plotë rus".
Ai informoi se Fon der Lajen do të ketë takim me presidentin ukrainas Zelenski, si dhe se do të bashkëkryesojnë me mbledhjen e përbashkët të Kolexhit të komisarëve dhe Qeverisë së Ukrainës.
Dje në një kumtim në X, edhe kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta kumtoi se të hënën, së bashku me Fon der Lajen do ta vizitojnë Kievin, ku do ta konfirmojnë "mbështetjen për popullin heroik ukrainas dhe për presidentin e zgjehdur në mënyrë demorkatike".
"Të hënën, më 24 shkurt, është përvjetori i tretë i invazionit të plotë rus me përmasa të plota në Ukrainë. Vendosa të jem në Kiev me këtë rast. me Ursulla fon der Lajen, që ta konfirmojmë mbështetjen tonë për popullin heroik ukrainas dhe presidentin e zgjehdur në mënyrë demokratike Zelenski", theksoi Koshta në kumtim. ab/
Foto: МIА arkivi