• сабота, 22 февруари 2025

Peskov: Nuk është e saktë se kërkojmë tërheqje të trupave të NATO-s nga Evropa Lindore

Peskov: Nuk është e saktë se kërkojmë tërheqje të trupave të NATO-s nga Evropa Lindore

Moskë, 21 shkurt 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, sot i mohoi pohimet rumune se Rusia ka kërkuar tërheqjen e trupave të NATO-s nga krahu i saj lindor, posaçërisht nga vendet të cilat iu bashkuan Aleancës pas vitit 1997, përfshirë Poloninë, Hungarinë dhe Çekinë.

Duke folur në brifingun me gazetarë në Moskë, Dmitrij Peskov e pranoi shqetësimin e Rusisë për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, por insistoi në atë se kërkesa të tilla nuk ishin parashtruar.

Kristian Dijakonesku, shef i kabinetit të presidentit rumun dhe këshilltar për mbrojtje dhe siguri nacionale, të mërkurën pohoi se Rusia e ka dhënë propozimin gjatë takimit me prëfaqësues zyrtarë amerikanë të martën në Arabinë Saudite, dhe se delegacioni amerikan e ka hedhur poshtë.

"Jo, kjo nuk është e saktë, kjo nuk i prëgjigjet realitetit", tha Peskov në pyetjen nëse Rusia ka parashtruar një kërkesë të tillë.

Ai plotësisht e sqaroi pozitën e Rusisë rreth kësaj çështjeje, duke thënë se "qëndrimi ynë për infrastrukturën ushtarake të NATO-s që po përparon drejt kufijve tanë është mirë i ditur. Nuk është fshehtësi se jemi të shqetësuar për atë shkak", tha peskov. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан