Vietnami nën goditje të fuqishme nga tajfuni Kalmaegi
- Tajfuni Kalmaegi goditi sot bregdetin e Vietnamit, pasi më parë shkatërroi Filipinet.
Manilla, 6 nëntor 2025 (MIA) - Tajfuni Kalmaegi goditi sot bregdetin e Vietnamit, pasi më parë shkatërroi Filipinet.
Provincat qendrore të Vietnamit, Dak Lak dhe Xha Laj janë goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 149 kilometra në orë.
Tajfuni shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, janë mbyllur gjashtë aeroporte dhe janë anuluar qindra fluturime. Rreth 268.000 ushtarë janë në gatishmëri për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.
Tajfuni Kalmaegi është stuhia e 13-të që godet Vietnamin këtë vit.
Më parë, nga tajfuni Kalmaegi në Filipine e kanë humbur jetën 114 persona dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s