Venezuela iu përgjigj Trampit: Ky është kërcënim kolonialist
- Qeveria e Venezuelës e dënoi ashpër deklaratën e presidentit amerikan, Donald Tramp, i cili bëri thirrje që hapësira ajrore mbi dhe rreth vendit të konsiderohet ssi "tërësisht e mbyllur". Komentet shkaktuan hamendje në Karakas dhe u vlerësuan si "kërcënim kolonialist" për sovranitetin e vendit.
Karakas, 30 nëntor 2025 (MIA) - Qeveria e Venezuelës e dënoi ashpër deklaratën e presidentit amerikan, Donald Tramp, i cili bëri thirrje që hapësira ajrore mbi dhe rreth vendit të konsiderohet ssi "tërësisht e mbyllur". Komentet shkaktuan hamendje në Karakas dhe u vlerësuan si "kërcënim kolonialist" për sovranitetin e vendit.
Tramp nuk ofroi kurfarë hollësi shtesë në kumtesën e vet, që solli trazira dhe paqartësi në Karakas në kohën kur Uashingtoni po e përforcon presionin ndaj qeverisë së presidentit Nikollas Maduro.
Duket sikur kumtesa e befasoi madje edhe vetë administratën amerikane. Nëpunësit e kontaktuar nga Rojters thanë se nuk janë të vetëdijshëm për kurfarë operacione ushtarake për mbylljen e hapësirës ajrore të Venezuelës. Pentagoni nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar, ndërkaq Shtëpia e Bardhë nuk dhs sqarime shtesë.
Në kumtesën zyrtare, e cila sot u shpërndda përmes Telegramit nga minsitri i Punëve të Jashtme Ivan Gil Pinto, Qeveria e Venezuelës i vlerësoi komentet e Trampit si "agresion ekstravagant, ilegal dhe të paasryeshëm" ndaj sovranitetit të Venezuelës.
Në kumtesë, gjithashtu, akuzohet SHBA-ja për tentim për imponim të juridiskionit ekstraterritorial, që paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. ab/
Fotо: ЕÇА