• четврток, 25 декември 2025

Vendet-anëtare të BE-së dhe PE-ja u harmonizuan me rregullat e reja për deportim të kërkuesve të azilit në vende të treta

Vendet-anëtare të BE-së dhe PE-ja u harmonizuan me rregullat e reja për deportim të kërkuesve të azilit në vende të treta

Bruksel, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Përfaqësuesit e vendeve-anëtare të BE-së dhe Parlamenti evropian herët në mëngjes arritën marrëveshje për rregullat e reja që u lejojnë vendeve-anëtare t'i deportojnë kërkuesit e azilit në "vende të treta të sigurta", lajmëroi DPA.

Marrëveshja do të mundësojë dërgim të kërkuesit të azilit në një vend jashtë BE-së që llogaritet i sigurt, madje edhe nëse nuk ka lidhje paraprake me të, për shembull kur ekziston marrëveshje apo aranzhman mes veendeve tët reta dhe shtetit të BE-së.

Paraprakisht, nga kërkuesit e azilit kërkohej të kenë lidhje të ngushtë me një vend të tillë, siç janë lidhjet familjare apo qëndrimi paraprak i vazhduar atje, përkujton agjencia gjermane.

Kërkuesit e azilit mund të deportoheshin në vende që asnjëherë nuk i kanë vizituar dhe me të cilat nuk kanë lidhje familjare, kulturore apo tët jera. Megjithatë, për të miturit pa shoqërues, përjashtimin që e kërkojnë vendet e BE-së mbetet në fuqi: lidhja me vendin në të cilin deportohen do të vazhdojë të jetë kusht i detyrueshëm.

Marrëveshja akoma duhet formalisht të miratohet para se të hyjë në fuqi, edhe pse kjo në përgjithësi konsiderohet si formalitet sepse negociuesit tashmë janë dakorduar për kompromis, transmeton DPA.

Parlamenti evropian dje e hapi rrugën për negociata me shumicën djathtiste e cila votoi "për". Pjesa më e madhe e mbështetjes erdhi nga deputetët nga qendra e djathtë dhe nga e djathta.

Çështja për kërkim të lidhjes personale apo juridike me një vend tët retë ishte diskutuar vitin e kaluar gjatë negociatave për reformë të Sistemit të përbashkët evropian për azil (CEAS).

Përfundimisht u vendosë se lidhja do të mbetet kusht detyrues, por do të jetë lëndë e rishqyrtimit pas një periudhe të caktuar.

"Mijëra emigrantë po mbyten në Mesdhe apo po keqtrajtohen nga kontrabandistët e njerëzve të cilët pasurohen në kurriz të tyre", tha ministri danez i Emigracionit, Rasmus Stoklund. "Me rëndësi kyçe është të ndërmarrim masa për t'i ndaluar faktorët e tërheqjes të cilët mirëmbajnë një sistem jo të shlndoshë dhe johuman", transmetoi DPA. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан