Vazhdojnë sulmet e ndërsjella të natës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë
- – Në sulmet e mbrëmshme ajrore ruse mbi qytetin ukrainas Dnjepër dhe mbi rajonin Sinelnikove humbën jetën dy persona. Sulmet shkaktuan zjarr mbi objekte dhe shtëpi private, një ndërtesë pesëkatëshe, gazsjellës dhe automobila.
Kiev, 15 nëntor 2025 (MIA) – Në sulmet e mbrëmshme ajrore ruse mbi qytetin ukrainas Dnjepër dhe mbi rajonin Sinelnikove humbën jetën dy persona. Sulmet shkaktuan zjarr mbi objekte dhe shtëpi private, një ndërtesë pesëkatëshe, gazsjellës dhe automobila.
Mbrojtja kundërajrore ukrainase në Telegram njoftoi se gjatë natës ka kapur dhe shkatërruar dy raketa balistike “Kinxhall” dhe 91 fluturake pa pilot.
Një raketë dhe 41 dronë goditën caqe në 13 vende në Ukrainë.
Në ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se mbrëmë ishin kapur dhe shkatërruar 64 dronë ukrainas.
Njëzet e pesë dronë ukrainas u kapën mbi rajonin e Rjazanit, 17 mbi rajonin e Rostovit, tetë mbi rajonin e Tambovit, pesë mbi rajonin e Voronezhit, nga dy mbi rajonet e Belgorodit, Saratovit dhe Lipetskut, dhe nga një mbi rajonet e Tulës dhe Samarës, si dhe mbi Republikën e Tatarstanit. fc/
Foto: EPA