Valë e të ftohtit me borë dhe erë të fuqishme jugore, reshje më të dendura në pjesët perëndimore
- – Temperaturat minimale të mëngjesit janë nën zero në shumë vende, me temperaturë më të ulët të matur prej -3 gradë në Shkup – Petrovec dhe Pozharan, njoftoi sot në mëngjes Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup, 10 janar 2026 (MIA) – Temperaturat minimale të mëngjesit janë nën zero në shumë vende, me temperaturë më të ulët të matur prej -3 gradë në Shkup – Petrovec dhe Pozharan, njoftoi sot në mëngjes Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, Gjevgjeli dhe Gjurishtë janë matur -2 gradë, -1 në Kumanovë, Kavadar, Veles, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Kodër të Diellit, 0 në Berovë dhe Shtip, 1 në Demir Kapi dhe Vinicë, 2 në Hanet e Mavrovës, Krushevë dhe Ohër, 4 në Pretor dhe Manastir dhe 5 gradë në Prilep dhe Topollçan.
Sipas të dhënave të DPHM-së për 24 orët e kaluara, deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, në Krushevë kanë rënë 25 litra shi për metër katror, në Hanet e Mavrovës 20, në Ohër 17, në Kodër të Diellit 13, në Pretor 12, në Pozharanë 9, në Tetovë 6, në Prilep 5, në Manastir 4, në Topollçan, Kavadar dhe Vinicë 2, si dhe 1 litër në Berovë, Shtip dhe Kriva Pallankë.
Moti sot në mëngjes do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në zonat më të ulëta dhe borë në zonat më të larta dhe në male. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme jugore, mbi 60 kilometra në orë.
Për shkak të zbritjes së një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, pasdite dhe gjatë natës reshjet kudo do të jenë vetëm borë. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore, me lartësinë e shtresës së borës në male që do të rritet me 20 centimetra, ndërsa në vende të tjera me 5 deri në 10 centimetra.
Temperatura maksimale do të lëvizë nga 3 deri në 8 gradë.
Në Shkup paradite moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, të cilat pasdite dhe gjatë natës do të jenë vetëm të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 4 gradë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s