Ushtria amerikane vrau katër persona në një sulm tjetër ndaj një anijeje të dyshimtë me drogë në Paqësor
- Ushtria amerikane kumtoi se dje ka kryer sulm të ri ndaj një anijeje gjoja të dyshimtë për kontrabandë me drogë, në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin lindor, me ç'rast jetën e humbën katër persona, transmetoi DPA.
Uashington, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Ushtria amerikane kumtoi se dje ka kryer sulm të ri ndaj një anijeje gjoja të dyshimtë për kontrabandë me drogë, në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin lindor, me ç'rast jetën e humbën katër persona, transmetoi DPA.
Komanda jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) në platformkën X kumtoi se anija "ka tranzituar përgjatë rutës së njohur për tregti me drogë në Paqësorin lindor dhe ishte e përfshirë në operacione për tregti me drogë".
Informatat nuk mund të konstatoheshin në mënyrë të pavarur, transmetoi agjencia gjermane.
Sipas SOUTHCOM, katër personat u vranë në "sulmin vdekjeprurës kinetik". Ushtria kumtoi një video të shkurtë për të cilën, siç tha, e shfaqë sulmin, ndërsa xhirime nga ajri së pari e tregojnë goditjen, e më pas edhe anijen në flakë.
Nga shtatori, forcat amerikane vazhdimisht sulmojnë anije në Karaibe dhe në Paqësorin lindor, për të cilat thonë se bartin drogë, duke iu referuar vlerësimeve të ndryshme. ushtria publikisht nuk parashtroi dëshmi për t'i konfirmuar pohimet, përkujton DPA.
Mediumet amerikane theksojnë se deri më tani janë vrarë mbi 9- persona. Administrata amerikane i përshkruan të vrarët si kontrabandistë të drogës dhe "terroristë", por sulmet shkaktuan kritika të ashpra.
Ekspertët për të drejta të njeriut të KB-së deklaruan se operacionet mund ta shkelin të drejtën ndërkombëtare, duke i përshkruar vrasjet si të paligjshme dhe jashtëgjyqësore, përkujton DPA. ab/
Foto: МIА arkivi