Urimi i presidentes Osmani për Krishtlindje
- Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi, thotë në urimin e saj presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Prishtinë, 24 dhjetor 2025 (MIA)- Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi, thotë në urimin e saj presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
"Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!", uron Osmani.