• недела, 11 јануари 2026

Urim nga kryetari i Kuvendit Gashi me rastin e Krisshtlindjes

Urim nga kryetari i Kuvendit Gashi me rastin e Krisshtlindjes

Shkup, 7 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me rastin e festës së Krishtlindjes, u dërgoi urim qytetarëve të besimit ortodoks.

"Me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, Kuvendi u përcjell urimet më të mira të gjithë qytetarëve që e shënojnë këtë festë. Kjo ditë përbën një mundësi për të theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore, si vlera themelore mbi të cilat ndërtohet stabiliteti institucional dhe demokratik i shtetit", ceket në urim.

"Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë deputetëve, shpreh dëshirën që kjo festë të sjellë qetësi, shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja. Le të shërbejë kjo periudhë si një nxitje për përgjegjësi të përbashkët, mirëkuptim dhe bashkëpunim qytetar. Urime Krishtlindjet!", qëndron në urimin e Gashit. ab/

Fotо: МIА Arkivi

Остани поврзан