Uria në Gaza momentalisht është parandaluar, por situata është ende kritike
- Uria në Gazë për momentin është parandaluar, por situata është ende kritike, kumtoi sot inciativa për klasifikimin dhe sigurinë e ushqimit të IPC-së.
Tel Aviv, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Uria në Gazë për momentin është parandaluar, por situata është ende kritike, kumtoi sot inciativa për klasifikimin dhe sigurinë e ushqimit të IPC-së.
Në raportin e ri të IPC-së thuhet se ka pasur "përmirësime të konsiderueshme" në sigurinë e ushqimit që nga armëpushimi i tetorit dhe se nuk është zbuluar asnjë rast urie.
Megjithatë, IPC paralajmëroi se situata mbetet "shumë e brishtë" dhe se i gjithë Rripi i Gazës është në rrezik nga uria.
Në rastin më të keq, duke përfshirë dhe vazhdimin e armiqësive dhe ndërprerjen e ndihmës humanitare, i gjithë Rripi i Gazës do të përballet me urinë.
"Nevojat mbeten të mëdha dhe të qëndrueshme, ndërsa është i nevojshëm dhe zgjerimi i ndihmës së pandërprerë", kumtoi IPC-ja.
Agjencia ushtarake izraelite përgjegjëse për koordinimin e ndihmës për Gazën, e njohur si COGAT, sot deklaroi se hedh poshtë gjetjet e publikuara nga IPC-ja.
"Agjencia po i përmbahet armëpushimit dhe po lejon që sasia e rënë dakord e ndihmës të arrijë në Gaza", tha COGAT, duke shtuar se sasitë e ndihmës "i tejkalojnë ndjeshëm nevojat ushqyese të popullsisë" në Gaza sipas metodologjive të pranuara ndërkombëtare, duke përfshirë dhe ato të Kombeve të Bashkuara.
Ministria e Punëve të Jashtme izraelite, gjithashtu, hodhi poshtë gjetjet e IPC-së, duke thënë se raporti i IPC-së "nuk pasqyron realitetin në Gaza". rq/
Foto: arkivi i MIA-s