UNICEF: Izraeli bllokon shiringa për vaksinim të fëmijëve në Rripin e Gazës
- Fondi i fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) sot kumtoi se Izraeli sot në mëngjes në kufurin me Rripin e Gazës ka konfiskuar artikuj themelorë, mes të cilëve 1,6 milion shiringa për vaksinim të fëmijëve dhe frigorifera të energjisë diellore për deponim të vaksinave, 938.000 shishe me qumësht të adaptuar dhe pjesë rezerve për kamionë që transportojnë ujë.
Nju-Jork, 11 tetor 2025 (MIA) - Fondi i fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) sot kumtoi se Izraeli sot në mëngjes në kufurin me Rripin e Gazës ka konfiskuar artikuj themelorë, mes të cilëve 1,6 milion shiringa për vaksinim të fëmijëve dhe frigorifera të energjisë diellore për deponim të vaksinave, 938.000 shishe me qumësht të adaptuar dhe pjesë rezerve për kamionë që transportojnë ujë.
"Fëmijët presin leje doganore nga gushti. Izraeli beson se shiringat dhe frigoriferët kanë dedikim të dyfishtë dhe prandaj është aq vështirë të merren leje dhe të kalojnë kontrollet, ndërkaq në të njejtën kohë, këto janë mallra urgjente", deklaroi zëdhënësi i UNICEF-it, Rikardo Pires.
Termi "dedikim i dyfishtë" në këtë rast do të thotë se, sipas Izraelit, bëhet fjalë për lëndë që mund të kenë zbatim edhe civil edhe ushtarak.
UNICEF=i më 9 n[ntor e filloi të parin nga tre raundet e imunizimit, qëllimi i të cilëve është të vaksinohen mbi 40.000 fëmijë nën moshën tre vjeç kundër paralizës së fëmijëve, lisë dhe pneumonisë. Në ditën e parë të fushatës, u vaksinuan mbi 2.400 fëmijë. ab/
foto: МIА arkivi