UNHCR: Ndryshimet klimatike shkaktuan zhvendosjen e miliona njerëzve
- – Pasojat e ndryshimeve klimatike tashmë detyruan miliona njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre, paralajmëroi Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR) para fillimit të sotëm të Konferencës së KB-së për klimën KOP30, që do të mbahet në qytetin brazilian Belem.
Gjenevë, 10 nëntor 2025 (MIA) – Pasojat e ndryshimeve klimatike tashmë detyruan miliona njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre, paralajmëroi Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR) para fillimit të sotëm të Konferencës së KB-së për klimën KOP30, që do të mbahet në qytetin brazilian Belem.
“Gjatë dekadës së kaluar, katastrofat në lidhje me kushtet e motit shkaktuan rreth 250 milionë zhvendosje të brendshme, që është ekuivalente me më shumë se 67.000 zhvendosje në ditë”, bëhet e ditur në raportin e UNHCR-së.
Shtohet se tre e katërta e njerëzve të zhvendosur për shkak të konflikteve jetojnë në vende të cilat janë veçanërisht të ndjeshme në efektet nga ndryshimet klimatike.
UNHCR si kriza klimatike i thekson vërshimet në Sudanin jugor dhe në Brazil, valë rekorde të nxehtësisë në Keni dhe në Pakistan dhe mungesën e ujit në Çad dhe në Etiopi. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s