• четврток, 25 декември 2025

Ukraina pretendon se sulmoi një anije luftarake ruse në largësi prej 1.800 kilometra

Ukraina pretendon se sulmoi një anije luftarake ruse në largësi prej 1.800 kilometra

Kiev, 20 dhjetor 2025 (MIA) - Shtatmadhoria e Ushtrisë ukrainase kumtoi se mbrëmë me dronë e ka sulmuar anijen luftarake ruse "Ohotnik", e cila po patrullonte në afërsi të një platforme nafte dhe gazi në Detin Kaspik.

Zona e sulmuar është më shumë se 1.800 kilometra larg anijes ukrainase.

Në kumtesën e Shtatmadhorisë së Ushtrisë ukrainase theksohet se në sulmin është goditur edhe platforma për shpim në pronësi të Lukoil. Sipas Kievit, platforma furnizonte forcat ruse.

Ukraina pretendon se ka zhvilluar dronë luftarakë me një rreze veprimi prej mbi 2.000 kilometra.

Në kumtesë gjithashtu theksohet se "forcat mbrojtëse do të vazhdojnë të marrin masa për të minuar aftësitë ofensive të agresorëve dhe për ta detyruar Federatën Ruse të ndërpresë agresionin e saj të armatosur kundër Ukrainës”. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан