• недела, 01 февруари 2026

Ukraina ose Sllovakia kundërshtar të hendbollistëve të Maqedonisë në barazhin e Kupës së Botës 2027

Ukraina ose Sllovakia kundërshtar të hendbollistëve të Maqedonisë në barazhin e Kupës së Botës 2027

 Herning, 31 janar 2026 (MIA) - Hendbollistet e Maqedonisë në luftë për plasman në Kupën e Botës gjegjësisht në barazhin 3 do të luajnë me fituesin nga dueli Ukrainë - Sllovaki. Ky është epilogu i shortit të sotëm të dueleve për për barazhin nga faza e tretë.

 Kundërshtari do të dihet në mars të këtij viti kur do të luhen duelet barazh midis Ukrainës dhe Sllovakisë.

Duelet e tjera për plasman në Kupën e Botës 2027 janë: 

Fituesi Bosnja e Hercegovina / Kosova - Ishujt Faroe 

Çekia - Franca 

Zvicra - Italia 

Fitues Finlanda/Mali i Zi - Sllovenia

Fitues Serbia/Lituania - Hungaria

Spanja - Fitues Gjeorgjia / Izraeli

Fitues Greqia / Belgjika - Holanda

Norvegjia - Fitues Turqia / Rumania

Austria - Fitues Popolonia / Letonia 

 Datat e ndeshjeve janë 13-14 maj (ndeshja e parë) dhe 16-17 maj (ndeshja e dytë).

 Foto: Printskrin

 

Остани поврзан