• недела, 01 февруари 2026

Kivu për fitoren e Interit ndaj Borusisë: Ky rezultat mund t'i japë vetëbesim të vërtetë ekipit

Kivu për fitoren e Interit ndaj Borusisë: Ky rezultat mund t'i japë vetëbesim të vërtetë ekipit

Dortmund, 29 janar 2026 (MIA) - Trajneri i Interit, Kristian Kivu, beson se fitorja në xhiron e 8-të të ligës së kampionëve ndaj Borusia Dortmund është plotësisht e merituar.

Ndeshja u luajt mbrëmë në "Signal Iduna Park" në Dortmund dhe përfundoi me 2:0 në interes të ekipit italian.

"Morëm atë që meritonim. Nuk ka kuptim të kthehemi prapa dhe të mendojmë për atë që nuk e kemi bërë, por të përqëndrohemi në atë që e bëmë. Luajtëm me pjekuri. Në pjesën e parë kemi mundur të tregojmë vendosmëri më të madhe në sulm, ishim pak sipërfaqësor", deklaroi Kivu.

Ai vlerësoi progresin e Interit dhe theksoi vlerën e frymës së ekipit.

 "Ekipi po punon shumë, futbollistët e mi arritën një progres të madh në dy muajt e fundit. Ky rezultat mund t'i japë vetëbesim të vërtetë ekipit. duhet t'u japim merita djemve. Kushdo që ka mundësinë të jetë në fushë, bëjnë gjithçka që të jenë yje, sepse e dinë se secili prej tyre ka mundësi të shkëlqejë dhe të kontribuojë për suksesin e ekipit", shtoi Kivu.

Me këtë fitore, Interi fitoi 15 pikë dhe përfundoi në vendin e dhjetë të tabelës, duke siguruar vend në plejof për Ligën e kampionëve. sa/

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан