Murinjo: Kemi realizuar fitore historike ndaj Realit
- Trajneri i Benfikës, Zhoze Murinjo i ka shprehur përshtypjet pas fitores (4:2) ndaj Real Madridit mbrëmë në xhiron e 8-të të Ligës së Kampionëve.
Lisbonë, 29 janar 2026 (MIA) - Trajneri i Benfikës, Zhoze Murinjo i ka shprehur përshtypjet pas fitores (4:2) ndaj Real Madridit mbrëmë në xhiron e 8-të të Ligës së Kampionëve.
Në minutën 90+8, mbrojtësi i Lisbonës, Anatolij Tribun, me kokë e shënoi golin e katërt për Benfikën. Ky gol i mundësoi ekipit që të përfdundojë në vendin e 24-të, në renditjen e përgjithshme dhe të kualifikohet në plejofin e Ligës së Kampionëve.
"Shpesh kam fituar ose humbur në momentet e fundit, por ishte një situatë ku ne po kryesonim, por kjo nuk mjaftoi. Duhej të ndryshonim diçka dhe të merrnim rreziqe. Një fitore ndaj Real Madridit është gjithmonë e vlefshme, por në atë moment duhej të jepnim gjithçka për dy pikë. Nuk jemi të fortë në ajër, por njeriu i madh shkoi atje dhe shënoi një gol fantastik. Pavarësisht nga e ardhmja jonë në Ligën e Kampionëve, kjo është një fitore historike. Është e rëndësishme nga një këndvështrim ekonomik dhe akoma më shumë nga një këndvështrim prestigji", tha Murinjo për Rekord.
Benfika në plejof për të tetën e finales do të përballlet me Interni ose me Real Madridin. mb/
Foto: MIA