• петок, 05 декември 2025

Ukraina do të konsultohet me partnerët për ta përfunduar luftën, Zelenski e emëron ekipit negociator

Ukraina do të konsultohet me partnerët për ta përfunduar luftën, Zelenski e emëron ekipit negociator

Kiev, 22 nëntor 2025 (MIA) - Ukraina do të konsultohet me partnerët e vet në ditët në vijim dhe së bashku do të bisedojnë për hapat për ndalim të luftës, kumtoi kabineti i presidentit Volodimir Zelenski.

Zelenski e miratoi përbërjen e delegacionit, të cilin do ta kryesojë shefi i administratës së tij dhe do të përfshsijë funksionarë të lartë të sigurisë, thuhet në kumtesën në Telegram.

Presidenti nënshkroi dekret për formim të delegacionit ukrainas për pjesëmarrje në precesin e negociatave me SHBA-në dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, si dhe me përfaqësues të Federatës ruse, për arritje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kumtuan mediumet ukrainase, duke vërejtur se dekreti është publikuar në ueb-faqen e shefit të shtetit.

Delegacionin do ta kryesojë shefi i kabinetit pressidencial, Andrij Jermak. Në përbërjen e tij janëpërfhsirë sekretari i Këshillit për siguri kombëtare dhe mbrojtje, Rustem Umerov, shefi i Drejtorisë kryesore për zbulim (GUR) të Ministrisë së Mbrojtjes, Kiril Budanov, shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Ukrianës, Andrij Gnatov dhe përfaqësues të tjerë të lartë.

"Ukraina assnjëherë nuk do të jetë pengesë për arritje të paqes, ndërkaq pëfaqësuesit e palës ukrainasse do t'i mbrojnë interesat e popullit ukrainas dhe themelet e sigurisë evropiane", thekssoi kabineti presidencial në kumtesën e vet. ab/

Fotо: ЕPА

Остани поврзан