Ukraina dhe SHBA-ja kanë filluar me prodhimin e dronëve-interceptorë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Ukraina, së bashku me SHBA-në, kanë filluar me prodhimin e dronëve-interceptorë.
Kiev, 13 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Ukraina, së bashku me SHBA-në, kanë filluar me prodhimin e dronëve-interceptorë.
Zeleneski në intervistë për televizionin Blumberg deklaroi se në të ardhmen do të ketë bashkëpunim më të madh ndërmjet Ukrainës dhe SHBA-së në industrinë ushtarake.
Presidenti ukrainas pretendon se presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një fushatë të synuar frikësimi në Evropë me ndërhyrjet e fundit të dronëve dhe aeroplanëve luftarakë në hapësirën ajrore të shteteve anëtare të NATO-s, gjë që ka bërë që liderët e këtyre vendeve të bëhen gjithnjë e më të papërgatitur për të dërguar sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, publikoi Ukrinform.
"Mendoj se i frikësoi ata, ky ishte qëllimi i tij dhe e arriti. Ishte kërcënim psikologjik, nuk ka dyshim për këtë", tha Zelenski në një intervistë për Blumberg.
Sipas tij, forcat ruse po synojnë sistemin energjetik në sulmet e tyre me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës për ta detyruar Kievin të dorëzohet deri në pranverë.
Zelenski deklaroi më parë se efikasiteti i shkatërrimit të dronëve rusë me interceptorë aktualisht arrin 68 për qind dhe se kjo shifër do të rritet në të ardhmen. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s