"Ujësjellësi" i Shkupit: Uji në SHFK "Dimo Haxhi Dimov" në Karposh është i rregullt dhe mund të përdoret
- Uji në SHFK "Dimo Haxhi Dimov" në Komunën e Karposhit është i rregullt dhe mund të përdoret pa pengesë, informon NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup pas rezultateve të monitorimit të jashtëzakonshëm të kryer më 26 nëntor, bazuar në njoftimin nga shkolla fillore.
Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Uji në SHFK "Dimo Haxhi Dimov" në Komunën e Karposhit është i rregullt dhe mund të përdoret pa pengesë, informon NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup pas rezultateve të monitorimit të jashtëzakonshëm të kryer më 26 nëntor, bazuar në njoftimin nga shkolla fillore.
Nga "Ujësjellësi" Shkup theksojnë se Sektori për kontrollë sanitar ka marrë 4 mostra nga dy lokacione (klasë dhe kuzhinë) prej të cilëve dy për analizë fiziko-kimike dhe dy për analizë mikrobiologjike.
"Nga rezultatet e marra, të gjitha mostrat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike i përmbushin kërkesat e Rregullores për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.183/18), ku konstatohen se uji në SHFK "Dimo Haxhi Dimov” në Komunën e Karposhit është i rregullt dhe mund të përdoret pa pengesa" theksojnë nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" – Shkup.
Në SHF "Dimo Haxhi Dimov" në Vllae më 26 nëntor një numër i madh i nxënësve u ankuan për probleme me stomakun. Institucionet përkatëse njoftuan se nga kuzhina e shkollës fillore janë marrë mostra nga ushqimi, uji, strisho nga sipërfaqja dhe të punësuarit, të cilat priten të dihen gjatë ditës së sotme. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s