• петок, 05 декември 2025

Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup i sigurt për pije

Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor, konfirmon raporti i fundit javor i NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime".

Sipas analizave të kryera nga Sektori i kontrollit sanitar në periudhën nga 17 deri më 21 nëntor, të gjitha mostrat e testuara përmbushin standardet e përcaktuara me Rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Gjatë periudhës së caktuar janë marrë 211 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 211 mostra për analizë mikrobiologjike nga 51 pika të ndryshme matëse në të gjithë qytetin.

Rezultatet tregojnë se të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm. qa/

Foto: NP Ujësjellësi dhe kanalizime - Shkup

 

Тагови

Остани поврзан