• недела, 11 јануари 2026

Uji në Shkup cilësor dhe i sigurt për pije

Uji në Shkup cilësor dhe i sigurt për pije

Shkup, 8 janar 2026 (MIA) - Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije, tregon raporti laboratorik javor i NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi".

"Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 29.12.2025 deri 02.01.2026 ka marrë 147 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 147 për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 39 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije", informuan nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан