U zbuluan dy kampe të improvizuara ku po kontrabandoheshin emigrantë, grupi është shkatërruar dhe janë ngritur kallëzime penale
- Në afërsi të vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Serbisë, në një vend të quajtur Resuljka, u zbuluan dy kampe të improvizuar ku u gjetën tetë migrantë ilegalë, prej të cilëve dy nga Pakistani dhe gjashtë nga Afganistani, përfshirë dy fëmijë.
Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Në afërsi të vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Serbisë, në një vend të quajtur Resuljka, u zbuluan dy kampe të improvizuar ku u gjetën tetë migrantë ilegalë, prej të cilëve dy nga Pakistani dhe gjashtë nga Afganistani, përfshirë dy fëmijë.
Nga MPB-ja kumtuan se operacioni është zbatuar dje nga Njësia Kombëtare për Shuarjen e Kontrabandës së Migrantëve dhe Tregtisë me Njerëz pranë Sektorit për Hetime Kriminale, Departamenti për Shuarjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në bashkëpunim me Departamentin për Operacione Speciale dhe Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë.
"Njësia Kombëtare për Shuarjen e Kontrabandës së Migrantëve dhe Tregtisë me Njerëz, pranë Prokurorisë Themelore për Krimin e Organizuar dhe të Rëndë, paraqiti një akt akuzues ndaj Z.H. (20), X.D. (31), V.H. (34), A.Sh. (37) dhe një të mituri 15-vjeçar, të gjithë nga Afganistani, për shkak të ekzistencës së dyshimeve për kryerjen e veprës penale "Kontrabandë e migrantëve" sipas nenit 418-a dhe 418-b të Kodit Penal. Deri te prokuroria është ngritur kallëzim penale kundër pesë personave Z.H. (20), X.D. (31), V.H. (34), A.Sh. (37) dhe një të mituri 15-vjeçar, të gjithë nga Afganistani për shkak të ekzistencës së dyshimeve për kryerjen e veprës penale "Kontrabandë e migrantëve" sipas nenit 418-a dhe 418-b të Kodit Penal", theksoht në kumtesën e MPB=s[/
Saktësisht, të akuzuarit në disa raste kanë pranuar, në rolin e udhëheqësve, të kenë kontrabanduar dhe strehuar një grup migrantësh ilegalë nga Greqia në kampet.Pasi i vendosnin në kampet e improvizuara, Z.H. dhe X.D. me përdorimin e forcës dhe kërcënimeve nga individë, nxirrnin para me qëllim që t'u mundësonin atyre kalimin e mëtejshëm në territorin e Serbisë, me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s