• петок, 05 декември 2025

Për një ditë është përgjysmuar numri i shkeljeve, "Qytet i sigurt" dje ka regjistruar 50.652 shkelje të reja, "pika të nxehta" dalja nga Shkupi drejt Tetovës dhe në bulevardin "Nikolla Karev"

Për një ditë është përgjysmuar numri i shkeljeve,

Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) – Sistemi “Qytet i Sigurt” regjistroi 110 mijë shkelje në periudhën e parë të testimit për 24 orë më 1 dhjetor, ndërsa sipas informacioneve nga MPB-ja, më 2 dhjetor u regjistruan gjithsej 50.652 shkelje, që paraqet përgjysmim të numrit të shkeljeve të regjistruara. Nga këto, 48.861 janë shkelje për shpejtës, 1.366 për semaforë të kuq dhe 425 për automjete të paregjistruara.

“Qyteti i Sigurt” për 12 orë gjatë ditës së djeshme regjistroi gjithsej 22.600 shkelje të reja, nga të cilat pothuajse 95 për qind ose 21.400 ishin për drejtim të automjetit me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar. Më së shumti, 4.300 shkelje për vozitje të shpejtë janë regjistruar në dalje nga Shkupi për në Tetovë, si dhe në bulevardin “Nikolla Karev” - 3.000 shkelje. Shpejtësia më e lartë për të cilën është regjistruar shkelje në periudhën e testimit është 209 kilometra në orë.

Nga MPB-ja për MIA-in informojnë se kamerat nga sistemi "Qytet i sigurt" i regjistrojnë vetëm ato automjete që kanë kryer shkelje të rregullave të trafikur, por jo edhe numrin e përgjithshëm të automjeteve që kanë qarkulluar në rrugët e qytetit gjatë periudhës së testimit. 

Në pyetjen e MIA-s nëse sistemi ka identifikuar "pika të nxehta" në të cilat janë regjistruar më së shumti shkelje për vozitje të shpejtë ose kalim në semafor të kuq, nga MPB-ja thonë se vozitje më të shpejtë ka në daljen nga Shkupi për në Tetovë dhe në bulevardin Nikolla Karev, ndërsa më shumë për kalim në semaorf të kuq janë regjistruar në udhëkryqin e rrugës "Cvetan Dimov" dhe rrugën "Xhon Kenedi". 

"Sistemi 'Qytet i sigurt" në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 12:00 të datës 02.12.2025 ka regjistruar më së shumti shkelje për vozitje më shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar në dalje nga Shkupi drejt Tetovës ku janë regjistruar 4.300 shkelje si dhe në bulevardin 'Nikolla Karev' ku janë regjistruar 3.000 shkelje për vozitje me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Ndërsa për kalim në semafor të kuq janë regjistruar më së shumti shkelje në rr. 'Cvetan Dimov' dhe rr. 'Xhon Kenedi' - 45 shkelje", qëndron në përgjigjen nga MPB-ja.

Nga MPB-ja, gjithashtu, informojnë se shpejtësia më e ulët për të cilën është regjistruar gjobë gjatë periudhës së testimit është 51 km, ndërsa shpejtësia më e lartë për të cilën është regjistruar shkelje është 209 km në orë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан